Home / Rajoni / ATHINË – Greqia kryeson listën e financimeve të BE-së

ATHINË – Greqia kryeson listën e financimeve të BE-së

Greqia i ka absorbuar tashmë 2,1 miliardë euro nga plani i investimeve Juncker, sipas të dhënave të Komisionit Europian për muajin shkurt 2018.

“Komisioni ka planifikuar 8,1 miliardë euro si investime shtesë, duke e vendosur Greqinë në krye të listës së investimeve të përgjithshme,  në kuadër të Fondit Evropian për Investime Strategjike (EFSI) si pjesë e PBB-së”, njoftoi Komisioni Europian.

“Përafërsisht, nga financimet e përgjithshme janë disbursuar 1,8 miliardë euro për 12 projekte në infrastrukturë dhe inovacion, financuar nga Banka Europiane e Investimeve (EIB) me mbështetjen e EFSI-së. Projektet do të përfshijnë edhe një investim tjetër prej 5,7 miliardë euro.

Një tjetër financim i përgjithshëm prej 319 milionë euro është disbursuar për 9 kompani të vogla dhe të mesme (NVM) sipas marrëveshjeve të miratuara me bankat ndërmjetëse, të financuara nga Fondi Europian i Investimeve (EIF) dhe mbështetjen e EFSI-së.

“Afërsisht është planifikuar një investim prej 2,4 miliardë euro për 11,298 kompani të vogla dhe të mesme që pritet të përfitojnë nga qasja e përmirësuar në financa”, njoftoi Komisioni Europian.

Leave a Reply

%d bloggers like this: