Kronika

Tahiri: Italia nuk më heton. Politikanët që kanë vjedhur nuk janë dënuar

Tahiri akuzoi për baltosje, gënjeshtra dhe gjyq publik, gazetarë, analistë, prokurorë, politikanë madje edhe ambasadorë: “Një orkestër e tërë që ndanin interesa politike e jo vetëm, u bënë bashkë ca të nënës e ca të njerkës, bilbila e kopila, se Saimir Tahiri duhej në burg, se nuk e thonin këta, por Antimafia italiane”.

Sipas Tahirit, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka zgjatur afatin e hetimeve për të deri në fund të janarit, ka patur në dispozicion të gjithë kohën për të vërtetuar akuzat: “Unë them boll! 1 vit ishte mjaftueshëm. Tani nuk do hesht. E nëqoftëse nuk mjaftojnë 7 prokurorë, bëjini 70, vetëm mbaroni hetimet dhe tregoni të vërtetën. Siç bëri Prokuroria Antimafia e Italisë dhe gjykata atje. Deri tani është hetuar e gjithë jeta ime, familja ime, miq e të afërm, me kë jam takuar e me kë kam bërë pushime. Kush e si kam paguar dreka, darka, e pushime, madje edhe nëse kam paguar pushimet në Kavalishencën e Durrësit kanë hetuar”.

Tahiri gjithashtu akuzoi Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe Ilir Metën se i kanë shpëtuar drejtësisë për vjedhje miliona euro e vrasje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button