Home / Ekonomia / Vlerësime për Bankën e Shqipërisë. Kryeministri: Sot, niveli i kredive të këqija vetëm 13%

Vlerësime për Bankën e Shqipërisë. Kryeministri: Sot, niveli i kredive të këqija vetëm 13%

Për kryeministrin Edi Rama, situata pozitive e ekonomisë është rezultat i reformave, jo vetëm të qeverisë, por edhe Bankës Qendrore: “4 vjet më parë, kreditë e këqija ishin 24%. Sot janë 13.4%. Përveçse tregon se si kanë ndryshuar gjërat, ky tregues është dëshmi edhe i bashkëpunimit pozitiv mes qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë”.

Por, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se në ingranazhin e ekonomisë shqiptare ka një hallkë që nuk po funksion siç duhet. Ato janë bankat: “Bankat nuk po kreditojnë, edhe pse i kanë të gjitha kushtet. Thjesht nuk po kryejnë rolin e tyre në shpërndarjen e kapitalit”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: