Home / Bota / Qeveria urdhëron manifestuesit të shpërndahen

Qeveria urdhëron manifestuesit të shpërndahen

hong-kong2Tensioni është rritur sot në Hong Kong pas paralajmërimit të bërë nga autoritetet për manifestuesit, që i urdhëruan të shpërndahen dhe transportit nga policia të kutive me plumba plastikë duke rritur frikën për një epilog të dhunshëm.

Liderëve studentorë të të ashtuquajturit ”revolucioni çadër”, të cilët kërkuan dorëheqjen e shefit të ekzekutivit para mesnatës, qeveria iu është kundërpërgjigjur ashpër dhe u bëri një thirrje tjetër për t’i dhënë fund lëvizjes që duket si një paralajmërim.

“Qeveria dhe policia iu kërkon atyre që janë mbledhur në lagjen ku ndodhen policia, CGO (selia e qeverisë) dhe CEO (zyra e shefit të ekzekutivit) të mos bllokojnë akset e tyre dhe të shpërndahen në mënyrë paqësore sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi një komunikatë zyrtare.

Protestuesit, pro demokracisë kanë vazhduar të qëndrojnë nëpër rrugët e Hong Kongut gjatë gjithë natës duke bllokuar rrugën qendrore të njohur si qendra e financave globale.
Protestuesit, pjesa më e madhe studentë kërkojnë zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërkohë që Hong Kongu ka planifikuar që të limitojë zgjedhjet e 2017-ës dhe paraprakisht kandidatët të marrin leje nga shteti për të garuar

Leave a Reply

%d bloggers like this: