Kosova

Kongresistët amerikanë miq të Serbisë i shkruajnë Pompeos, mbështesin ndryshimin e kufijve

Tetë kongresistë amerikanë i kanë drejtuar një letër sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, për të përkrahur Serbinë në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Në këtë letër dërguar Pompeos thuhet se vazhdimi i konfliktit të ngrirë ndërmjet dy shteteve, mund të dërgojë në ndonjë eskalim të situatës.

Gjithashtu, këta kongresistë kanë thënë se e mirëpresin qëndrimin e John Bolton, sa i përket idesë për shkëmbim të territoreve dhe lëvizje të kufijve, si pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

Sipas letrës së dërguar Pompeos, tetë kongresistët thonë që do të jetë një sukses i SHBA-së nëse arrihet që me sukses të zgjidhet çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët perëndimorë duhet të inkurajojnë të dy shtetet për arritjen e një marrëveshjeje paqësore, e cila do t’i kontribuonte stabilitetit të rajonit”, thuhet në letër.

Kongresistët thonë se çfarëdo qasje e SHBA-së në këtë çështje duhet të jetë në respekt të plotë për të dy palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

“Ne me shumë respekt ju inkurajojmë që të vazhdoni përkrahjen për gjetjen e një zgjidhje që do të kishte një impakt të rëndësishëm për të ardhmen dhe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, përfundon letra. /GazetaExpress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button