Home / Rajoni / Maqedonia / GREQI – Rinisin fluturimet Athinë-Shkup pas marrëveshjes për emrin

GREQI – Rinisin fluturimet Athinë-Shkup pas marrëveshjes për emrin

Fluturimet e drejtpërdrejta nga Athina në Shkup pritet të rifillojnë, pasi dy vendet kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund një çështjeje diplomatike dhjetëra vjeçare mbi emrin e Maqedonisë, bëri të ditur shtypi vendas.

Lajmi u njoftua nga Ministria e Jashtme greke, disa javë pasi parlamenti në Maqedoni votoi për të filluar procedurën për ndryshimin e emrit të vendit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Si kompesim Greqia nuk do të bllokojë përpjekjet e vendit për t’u bashkuar me NATO-n dhe BE-në.

Fluturimet midis dy kryeqyteteve u ndërprenë në vitin 2007. Fluturimi i parë nga Athina në Shkup do të fillojë të enjten në mbrëmje, ku në bord do të jetë zëvendëskryeministri maqedonas, Bujar Osmani.

Leave a Reply

%d bloggers like this: