Ekonomia

Dhoma e Tregtisë Profesionale në Athinë, aktivitet për sipërmarrësit shqiptarë

Profesionistët shqiptarë, të cilët janë edhe sipërmarrës në rajonin e Atikës, ishin pjesë e një aktiviteti të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Profesionale e Athinës.

E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, Adriana Hobdari e cila përshëndeti këtë iniciativë, e cila sipas saj bashkon sipërmarrësit shqiptarë, duke theksuar se aktivitete të tilla shërbejnë për të zhvilluar dhe konsoliduar edhe më tej arritjet e tyre individuale.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin disa personalitete të shquar grekë si kryetari i Dhomës Giannis Chatzitheodosiou, zv.ministrja për Mbrojtjen e Qytetarëve, Katerina Papakosta, dhe Andreas Loverdos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button