Bota

KIEV – Merkel pro vazhdimit të sanksioneve ndaj Moskës

Angela Merkel siguroi dje Kievin për vendosmërinë e saj për të mbështetur vazhdimin e sanksioneve ndaj Rusisë, për rolin që luajti kjo e fundit në konfliktin e Ukrainës, gjatë vizitës së parë në këtë shtet që nga nënshkrimi i marrëveshjeve së paqes të Minskut.

”Për fat të keq marrëveshjet e Minskut nuk po respektohen, nëse mund ta përshkruajmë me eçje përpara, veçse disa milimetra, dhe ndonjëherë me hapa prapa. Gjermania do të mbrojë kauzën për vazhdimin e këtyre sanksioneve”, deklaroi Merkel.

Nëse ka progrese, mund t’i lehtësojmë sanksionet, pohoi kancelarja, vendi i të cilës mbështet së bashku me Francën procesin e paqes në Ukrainë, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin Petro Poroshenko

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button