Rajoni

Takim katërpalësh: Bullgari, Greqi, Serbi, Rumani+Izraeli

Sot në qytetin bullgar port Varna kryeministrat e Bullgarisë, Greqisë dhe Rimanisë-Bojko Borisov, Aleksis Cipras dhe Viorika Dënçila  si dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, shqyrtojnë projektet regjionale të infrastrukturës, stabilitetin në Ballkan dhe çështjet evropiane në kuadrin e Këshillit tradicional për bashkëpunim të katër shteteve. Me ftesë  të kryeministrit Bojko Borisov, ndaj këtij formati tani do të bashkohet dhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu. Dje pas takimit më Borisovin, Netanjahu shpalli se flitet dhe për mundësinë që gazi natyror nga Izraeli të arrijë deri në Bullgari përmes Greqisë. Përpara Radios Kombëtare Bullgare analizuesi politik Vlladimir Çukov komentoi se aderimi i kryeministrit izraelit ndaj takimit katërpalësh në qytetin Varna është pa precedent dhe ……” deklaron legjitimimin e një subjekti të ri regjional, të cilin e quajnë “Beneluks Ballkanik”. Gjatë janarit të këtij viti një zëdhënës i Komisionit Evropian shprehu bindjen se një hapësirë e tillë do të dalë nga lumi Danub deri në Detin Egje dhe nga Deti i Zi deri në gadishullin Halkidiki, duke pasur parasysh Greqinë, Bullgarinë dhe Rumaninë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button