Kronika

Ambasada e Bullgarisë feston 1 Nëntorin, “Dita e Rilindasve bullgarë”

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqiperi, ka festuar mbrëmë më 1 Nëntor, në ambjentet e  ambasades në Tiranë, Ditën e Rilindasve bullgarë. Ishin të pranishëm ambasadori i Republikës së Bullgarisë në vendin tonë z.Momtchil Stoyanov Raytchevski, konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, z.Selim Hoxhaj, punonjës të ambasadës, përfaqësues të shoqatave të pakicave bullgare në vendin tone, student që kanë kryer studimet në Universitetet e bullgarisë, miq dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij, ambasdori i bullgarisë z.Momtchil Stoyanov Raytchevski, ka përgëzuar të pranishmit dhe ka folur për rëndësinë që ka dita e 1 Nëntorit, si Dita e Rilindave Bullgarë, një ditë  shënuar për historinë e bullgarisë dhe në mënyrë të veçantë për kulturën bullgare, për të gjithë bullgarët brënda kufirit shtetëror dhe atyre bullgarëve që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Në këtë ditë bullgarët nderojmë të gjithë edukatorët bullgare, shkrimtarë, revolucionarët dhe udhëheqësit e nderuar që ringjallën frymën kombëtare, përhapjen e arsimit dhe letërsisë.

1 Nëntori është Dita që i kushtohet veprimtarëve të medhenj të Rilindjes bullgare, luftëtarëve për çlirimin kombëtar, të cilët ruajtën gjatë shekujve vlerat shpirtërore dhe morale të kombit. Kjo është festa, që bashkon të gjithë bullgarët dhe indihmon ata të ruajnë identitetin, gjuhën dhe kulturën e vet. Për herë të parë kjo festë është kremtuar në qytetin jugor bullgar, Pllovdiv, në vitin 1909, kurse në vitin 1922 ministri i atëhershem i arsimit popullor, Stojan Omarcevski bëri propozim në Këshillin e Ministrave për caktimin e 1 Nentorit si Dita e Rilindasve të Shquar të popullit. Nga 1 Nentori i vitit 1923, me dekret të mbretit Boris i lll kjo ditë është përfshire në kalendarin mbarëkombëtar të festave. Në periudhën e sistemit  komunist nuk festohej, por pas ndryshimeve demokratike me vendim të parlamentit, kjo traditë u rikthye  përsëri.

Nga veprimtaret e Rilindjes ndër të parët përmëndet murgu nga mali i shenjtë, Paisij Hilendarski, i cili shkroi “Historine sllavo-bullgare” në vitin 1762 i cili pati rol jashtezakonisht te madh në rizgjimin e ndërgjegjes kombetare bullgare në vitet e sundimit Osmanë.

Midis tyre janë shënjtori Ivan Rillski, letraret nga mesjeta, klerikët katolikë Pjeter Bogdan dhe Peter Pecevic, peshkopi Vracanski dhe mësuesit Rajno Popovic, Sara Dobroplodni, Sava Filaretov, Dobri Cintulov, folkloristët e shquar, vëllezërit Miladinovetj, etj. Ndër personalitetet e tjerë të medhenj janë ikonografi i shquar Zaharij Zograf; dr. Peter Beron–autori i abetares së parë bullgare; shumë botues të librave, njerëz të penës, mendimtarë dhe frymëzues të Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe të ndërgjegjes qytetare.

Nder veprimtaret e shquar te Rilindjes Bullgare janë dhe luftëtaret për liri, mijëra luftëtare të njohur dhe të panjohur, aktiviste dhe vojvode të levizjes së organizuar revolucionare, sic janë: Haxhi Dimiter dhe Stefan Karaxha, udhëheqësit e levizjes nacional-clirimtare Gjeorgji Rakovski, Apostulli i lirise Vasil Levski, Hristo Botev, Gjeorgji Benkovski, Panajot Volovi dhe shume te tjere. Nder iluministet me te medhenj shpirterore te popullit bullgar jane dhe shkrimtaret e poetet bullgare Petko Sllavejkov, Ivan Vazov, Penco Sllavejkov, Pejo Javorov, Dimko Debeljanov, Hristo Smirnenski, Simeon Radevi, Nikolla Vapcarov, Dimiter Talevetj. Janë gjithashtu dhe mijera murgj, mesues, historianë, të cilët jetën dhe veprimtarinë e tyre ia kushtuan zgjimit dhe përparimit të popullit, lartësimit të shpirtit bullgar. Në këtë ditë Bullgaria bën homazhe e saj për punën e udhëheqësve të panumërt kombëtarë që krijuan Rilindjen Bullgare.

Përgatiti Ded Kola

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button