Ekonomia
Buxheti 2019 mbështet rritjen ekonomike 4.3%
Kështu deklaroi sot, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj i pranishëm në takimin e Këshillit Konsultativ mes qeverise qendrore dhe asaj vendore, për buxhetin vendor 2019.
Ahmetaj theksoi se buxheti 2019 mbështet politikat e reja që reflektojnë vëmendjen e drejtpërdrejtë të qeverisë ndaj qytetarëve, përmes rritjes së pagave apo rritjes së shpërblimit të lindjeve.
Për të tretin vit radhazi, theksoi Ahmetaj, vazhdon mbështetja për reformat e decentralizimit.