Ekonomia

Unaza e madhe e Tiranës, investimi 210 mln euro. Punimet do të zgjasin 2 vjet

27 miliardë lekë ose mbi 210 milionë euro do të jetë kosto e ndërtimit e të gjithë “Unazës së Madhe” të Tiranës, përfshirë edhe rehabilitin e plotë të segmentit të parë të hapur sheshi “Shqiponja”-Pallati me Shigjeta.
Afrim Qendro, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar thotë se së bashku me kontratat që do të lidhen në nëntor, punimet do të zgjasin dy vjet.

E gjithë Unaza ka një gjatësi prej gati 18 kilometrash dhe ARRSH e klasifikon si autostradë urbane.

Në tenderin e fundit u shpallen tre kompani fituese që do të rehabilitojnë aksin ekzistues rrethrrotullimi i Doganës-Pallati me Shigjeta, firma “Biba x” për lotin e parë, “Salillari” për të dytin dhe “Victori Invest Internacional” për të tretin.

Në total, kosto për këtë segment shkon në rreth 40 milionë euro. Pikërisht ndërtimi i mbikalimit tek sheshi “Shqiponja” do jetë pjesa më e vështirë e projektit dhe devijimi i trafikut do të jetë sfidë më vete.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button