Kronika

Kush është kreu i ri i SHISH-it, Helidon Bendo

Helidon Bendo ka lindur më 12 maj 1971 në Korçë.
Ai ka eksperiencë 21-vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ. Z.Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës.
Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Kreu i SHISH u diplomua në 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA .

Në CV-në e tij nuk mungojnë trajnimet në fushën e sigurisë si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Kreu i SHISH është një njohës dhe folës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe asaj greke.

Presidenti Ilir Meta mbajti të bllokuar dekretimin e tij për 12 muaj, ndërsa sot Helidon Bendo merr kompetencat dhe autorizimi e kreut të shtetit shqiptar për të drejtuar një institucioni kaq të rëndësishëm për vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button