Home / Ekonomia / Shifrat e 9 mujorit të ISHTI, masa ndaj 72 subjekteve, nuk respektuan kushtet për karburantet dhe gazin

Shifrat e 9 mujorit të ISHTI, masa ndaj 72 subjekteve, nuk respektuan kushtet për karburantet dhe gazin

Të paktën ndaj 72 subjekteve janë marrë masa admintsrative për shkak të parregullisve që janë konstatuar nga kontolli i Inspekotratit Shtetëror Teknik përgjatë 9 muajve. Referuar shifrave të publikuara muaj pas muaji totali i gjobave përllogaritet në 47.1 milionë lekë. Sipas tabelave të bëra publike lidhur me masat administrative, arsyen dhe vlerën për secilën vihet re se nga ana e Inspektoratit fokusi ka qenë kryesisht tek pikat e karburantit por edhe tek subjekte që kanë të instaluar rezervuare gazi.

ISHTI ka gjobitur në masën 1.5 milionë lekë subjeke  të ciëlt janë konstatuar se tregonin karburant jashtë normave të lejuara ndërkohë që për raste të tjera kur është konstatuar mungesë dokumentacioni për oajisjet nën presion si dhe mungesë e projektit teknologjik gjobat kanë variuar deri në 500 mijë lekë.

Në një rast rezlton që nga ana e subjektit privat është penguar inspektimi online duke çka ka bërë që ISHTI ta penalziojë subjektin me 100 mije lekë.

Në disa raste janë vërejtur mungesa të dokumentacionit tekniko-ligjor dhe masa e gjobës sipas parashikimeve ligjore është luhatur në nivele deri në 500 mijë lekë.

Nga bilanci 9-mujor rekordin e gjobave dhe vlerës e mban muaji mars kur fokusi ka qenë edhe tek subjektet që përpunonin vajra, kompani në sektorin e agropërpunimit për shkak të mungesës së dokumentit të sigurisë së përgjegjësisë civile apo mungesë të projekteve teknike për pajisjet nën presion apo mënyra sesi kryhen instalimet elektrike.

Muaji me më pak gjoba rezulton të jetë korriku me vetëm 2 të tilla dhe me një vlerë të akumuluar prej 0.55 milionë lekë.

Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial është insitucioni që ka targin të kontollojë subjekte që operojnë në sektorë të ndryshëm dhe që preken nga disa ligje dhe akte nënligjore si ai për “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM  nr.212, datë 16.03.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: