Kronika

Ish Ministri tërbon grekët: Kacifas nuk u vra në Vorio-Epir, sjellja e RENEA-s e drejtë

Ish Ministri i Arsimit në Greqi Nikos Filis ka bërë disa deklarata të forta që me shumë gjasa nuk i kanë pëlqyer shumë qytetarëve e politikanëve grekë, të cilët vijojnë ende me “përrallën” e Vorio- Epirit.

Deklaratat vijnë në lidhje me vrasjen e Kostandinos Kacifës dhe sipas deputetit të partisë që sot qeveris Greqinë, ngjarja nuk ka ndodhur në Vorio- Epir, por në jug të një shteti tjetër, Shqipërisë.

“Është Jugu i Shqipërisë. E them sërish dhe jam i kujdesshëm në atë që them. Është Jugu i Shqipërisë dhe jo Vorio-Epiri. Janë territore shqiptare, ka dominim të popullsisë shqiptare dhe aty jeton edhe minoriteti grek, që fatkeqësisht është në një masë të vogël për shkak se janë larguar. Por kjo është histori tjetër“, – ka thënë Nikos Filis.

Madja deputeti grek ka shtuar më tutje në arsyetimin e tij, duke dhënë dhe një kundërargument për atë që tashmë flitet prej javësh, a duhej të vritej 35 vjeçari grek. Filis u sugjeron atyre që mendojnë se Kacifas nuk duhej të vritej, që të imagjinojnë sikur në Greqi të shkonte një shtetas i huaj me kallashnikov e të ngrinte flamurin e tij e më pas të qëllonte mbi policinë.

“Një person merr kallashnikovin në një vend të huaj dhe ngre flamurin grek. E imagjinoni dot sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov dhe të ngrejë flamurin turk e të qëllojë kundër policisë, çfarë do të thonit”, – argumenton deputeti dhe ish-ministri grek Nikos Filis.

Gjithashtu, federata panhelenike e Amerikës ka deklaruar se dhuron 5000 dollarë për vajzën e mitur të Kacifa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button