Home / Kosova / Bruksel: Mogherini fton dy presidentët, Thaçi e Vuçiç në takim për dialogun

Bruksel: Mogherini fton dy presidentët, Thaçi e Vuçiç në takim për dialogun

Sot në Bruksel përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë ne Bashkimin europian, Federika Mogherini, ka ftuar ne takimin e rradhës dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç për të vijuar dialogun e nivelit të lartë mes dy vendeve.
Ky do të jetë takimi i parë që prej atij që dështoi në muajin shtator për shkak të vizitës së presidentit Serb në veri të Kosovës dhe paralajmërimit se do të takonte Serbët në një fshat në Drenicë.
Protestat e shumta dhe kërcenimet e palës kosovare për të mos shkuar në Kosovë e detyruan Vuçiç të anullojë takimin e Brukselit duke akuzuar palën kosovare se po provokon.
Takimi vjen në një moment kur çështja e ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimit të territorëve vijon të mbetet në qendër të vëmendjes në Kosovë. Pak ditë më vonë është njoftuar edhe një tjetër takim mes dy presidenteve në kuadër të ceremonive me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore që do të mbahen me 11 nëntor në Paris.

Leave a Reply

%d bloggers like this: