Home / Politika / Borchardt: Koha për ta përfunduar Reformën Zgjedhore

Borchardt: Koha për ta përfunduar Reformën Zgjedhore

Prezenca e OSBE-së zhvilloi sot një takim informues për përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së në Shqipëri, lidhur me zhvillimet e fundit në Reformën Zgjedhore, ku gjatë takimit ambasadori Bernd Borchardt, theksoi se “ka ardhur koha për ta përfunduar Reformën Zgjedhore”.

“Informuam përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së në Shqipëri lidhur me zhvillimet e fundit në Reformën Zgjedhore. Me zgjedhjet vendore më pak se 8 muaj larg, “tani është koha për ta përfunduar Reformën Zgjedhore”, tha ambasadori në takimin e sotëm të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet.

Po ashtu, OSBE sqaron se grupi është një forum i përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Shqipëri, i cili mblidhet periodikisht përpara zgjedhjeve për të shkëmbyer informacion dhe për të bashkërenduar qëndrimet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: