Home / Politika / “Shuplakë” e SHBA-ve: Duhet një ministri e Brendshme tërësisht funksionale

“Shuplakë” e SHBA-ve: Duhet një ministri e Brendshme tërësisht funksionale

Ambasada amerikane në Tiranë reagon në lidhje me ndryshimet e bëra së fundmi nga qeveria shqiptare në dikasterin e ministrisë së Brendshme.

Ndër të tjera theksohet se janë bërë përparime në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht nga oficerët e policisë dhe prokurorët.

“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët”, shprehet ambasada.

Por mes rreshtave ka edhe këshilla në lidhje me funksionimin e ministrisë së Brendshme, duke ditur që nuk ka një ministër të mirëfilltë.

“Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme.

Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë.

Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”, thekson ambasada e SHBA-ve.

Kujtojmë që përplasja mes Presidentit Meta dhe kryeministrit Rama për mosdekretimin e Sandër Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme, solli komandimin e këtij të fundit si zv. ministër me funksion ministri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: