Home / Rajoni / Gruevski sot duhet të paraqitet në burgun e Shutkës, por mund edhe t’i shtyhet dënimi

Gruevski sot duhet të paraqitet në burgun e Shutkës, por mund edhe t’i shtyhet dënimi

Sipas aktit të referimit nga Gjykata Penale, Nikolla Gruevski sot duhet të paraqitet në burgun e Shutkës për ta mbajtur  dënimin me dy vite burg, i cili iu shqiptua në rastin “Tank”, transmeton Portalb.mk.

Në Gjykatën Penale që dje kanë filluar të arrijnë ankesat personale,  nga i gjithë ekipi i avokatëve të Gruevskit për vendimin e gjykatësit për kryerjen e sanksioneve, i cili refuzoi t’ia shtyjë mbajtjen e dënimit. Sot në adresë të gjykatës duhet të arrijë edhe ankesa personale e Gruevskit, pas të cilës do të fillojë të rrjedhë afati prej tre ditësh ku Këshilli Penal do të duhet të vendosë se a do t’ia shtyjë mbajtjen e dënimit ose do ta drejtojë të shkojë në Burgun e Shutkës.

Me dorëzimin e ankesës automatikisht shtyhet mbajtja e dënimit dhe atë në varësi të kohës së nevojshme që këshilli penal ta sjellë vendimin, por që kufizohet në tre ditë.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është dënuar me dy vite burg në rastin “Tank” të PSP-së për blerjen e mercedesit me vlerë prej 580.000 euro.

Leave a Reply

%d bloggers like this: