Home / Rajoni / Projektet rajonale, Fondi i Ballkanit Perëndimor hap thirrjen e dytë për aplikime

Projektet rajonale, Fondi i Ballkanit Perëndimor hap thirrjen e dytë për aplikime

Fondi i Ballkanit Perëndimor ka shpallur thirrjen e dytë për projekt-propozimet rajonale.

Në sallën e Konferencave, në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, u zhvillua sot aktiviteti me temë: Shpallja e “Thirrjes së Dytë për Projekt-Propozimet Rajonale”.

Ky aktivitet u zhvillua pas përfundimit me sukses të “Thirrjes së Parë për Projekte Rajonale” me 350 aplikacione, 1290 partneritete dhe 18 projekte, në lidhje me 84 organizata partnere në të gjithë Rajonin e Ballkanit Perëndimor, Fondi i Ballkanit Perëndimor (FBP)

Thirrja e Dytë nisi në datën 2 nëntor 2018 dhe aplikimet mund të dërgohen deri në datën 13 dhjetor 2018.

Objektivat e thirrjes janë bashkëpunimi kulturor, shkëmbimet edukative dhe shkencore si zhvillimi i qëndrueshëm.

Grantet mund të shkojnë deri ën 260 mijë euro, ndërsa grantet individuale deri në 12 mijë euro.

Gjergj Murra, Drejtori Ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor iu drejtua përfaqësuesve të shoqërisë civile se “ky info-sesion iu dedikohet juve sepse ne duam që sa më shumë projëkte të mira të vijnë nga Shqipëria.

Për këtë theksoi ai, “do të kemi sesione infomative që t’ju ndihmojmë juve me paraqitjen e projekteve të mira”.

“Në këtë përvjetor ne po hedhim dhe thirrjen e dytë. Pra për një vit po hedhim dy thirrje. Kjo sepse kuptuam që ky Rajon ka shumë hapësirë. Dhe duke ruajtur vazhdën e mirë të thirrjes së parë mënduam të vijojmë me thirrjën e dytë. Kjo do të jetë një thirrje më e madhe se e para”, tha Murra.

Ai u shpreh se, “mënyra më e mirë për të njohur njëri-tjetrin është të punojmë me njëri-tjetrin dhe ju lutem përdorini sa më mirë këto infosesione dhe ekspertët do ju ndihmojnë dhe asistojnë. Presim projekte të mira nga ju”.

Ndërsa zv/ministrja për Europën dhe Punët e jashtme, Artemis Dralo, në fjalën e saj përshëndetëse theksoi se, puna e Fondit të Ballkanit Perëndimor fokusohet mbi zhvillimin dhe bashkëpunimin e Ballkanit Perëndimor. Fondi i ballkanit Perëndimor kërkon të informojë shoqërinë civile dhe të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm në rajonin tonë. Përgëzoj punën e stafit të Fondit të Ballkanit Perëndimor për rezultatet e deritanishme. Duhet të vijojë kontributi. Diskutimi dhe bashkëpunimi të vazhdojë që të hapim rrugën për implementimin e projekteve të reja në muajt e ardhshëm.

Në aktivitet merrnin pjesë përfaqësues nga Trupi Diplomatik i akredituar në Tiranë si dhe përfaqësues nga Bashkitë, Këshillat e Qarqeve, Universitetet, shoqëria civile, politika, etj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: