Home / Kosova / Haradinaj i thotë Thaçit se agjenda në Bruksel po i caktohet nga Serbia

Haradinaj i thotë Thaçit se agjenda në Bruksel po i caktohet nga Serbia

Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, do të ishte mirë që presidenti Thaçi të mendoj nëse duhet të vazhdojë bisedimet me Serbinë, derisa, siç thotë Haradinaj, agjenda e shtetit të vetë varet nga disponimi i palës tjetër – Serbisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar takimin që pritet të ndodhë sot në Bruksel mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksander Vuciq.

“Nuk e di saktë se çfarë do të shtrohet”, ka thënë Kryeministri kur është pyetur se cfarë do të bisedojë sot Thaçi me Vuciqin.

Haradinaj, i cili gjatë kësaj jave, në konferencat për media është treguar i revoltuar me qasjen që proceset nëpër të cilat kalon Kosova po tentohet që të vendosen në tryezën e bisedimeve me Serbinë.

Shefi i ekzekutivit tha sot se do të duhej që presidenti Thaçi ta analizoj nëse duhet të vazhdojë të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë, ku sipas Haradinajt, agjenda përcaktohet në bazë të disponimit të Beogradit.

“Ajo që më bën përshtypje është se dialogut po i jepet shumë rëndësi nga BE dhe Kosova është treguar shumë e aplikueshme. Do të ishte shumë keq njërës palë të dialogut, në këtë rast Kosovës dhe z. Thaci t’i thuhet hajde në dialog, por qytetarëve tu nuk  marrin liberalizim. Ish dashtë që ai vetë me analizu se çka do të bëjë. A ish dashtë më shku në këto bisedime. A duhet me pranu që çdo agjende e vendit të vetë të varët nga disponimi i palës tjetër”, ka thënë Haradinaj.

SI kundërpërgjgije ndaj qasjes së Serbisë për shtetësinë e Kosovës, Haradinaj tha se ka vendosur tarifën prej 10 për qind për produktet serbe që hyjnë në Kosovë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: