Home / Kosova / Taksa prish takimin Thaçi-Vuçiç, Presidenti serb: S’ka dialog me Kosovën deri sa të heqë vendimin

Taksa prish takimin Thaçi-Vuçiç, Presidenti serb: S’ka dialog me Kosovën deri sa të heqë vendimin

“Mbetet të shihet në të ardhmen se si do të lëvizin gjërat, por mund të them se është sfidë jo e lehtë që të ballafaqohemi me gjithë këtë aparaturë të Serbisë këtu. Do të ishte mirë që i gjithë spektri politik në Kosovë të unifikohet dhe të vijë këtu e të ballafaqohemi. Është momentum, shans historik që të sigurohet njohja e Kosovës nga Serbia. Unë i kam rezervat e mia, e di se do të jetë vështirë dhe ka një mundësi të vogël për marrëveshje, por duhet të punojmë”, ka theksuar Thaçi.

Ndërkaq, në një komunikatë të Federica Mogherinit për mediat, thuhet se Bashkimi Evropian pret që Prishtina dhe Beogradi të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë që ka dialogu me normalizimin e raporteve ndërmjet tyre dhe perspektivës konkrete të aspiratave të tyre evropiane.

Leave a Reply

%d bloggers like this: