Home / Kronika / A do arrestohet Vangjush Dako, reagon edhe Knut Fleckenstein

A do arrestohet Vangjush Dako, reagon edhe Knut Fleckenstein

Në lidhje me akuzat e opozitës për arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit reagoi sot edhe raportuesi për Shqipërinë në PE Kunut Fleckenstein.

Ai tha se nuk mund të mbajë asnjë qëndrim, dhe se nuk mund të thotë se çfarë është e drejtë e çfarë jo, duke bërë thirrje që kjo çështje t’i lihet prokurorisë për t’u sqaruar.

“Ju i dini më mirë se unë gjërat, por kam dëgjuar për këto akuza që bëhen për Vangjush Dakon, njëri thotë se është djalë i mirë e njëri se është i keq… unë besoj që nesër do të shkoj në shtëpinë time dhe nuk jam gjyqtar për të gjykuar dhe duhet lejuar prokuroria të bëjë punën e vet.

Nuk kam asnjë mendim për këtë sepse nuk mund të them unë se çfarë është e drejtë apo jo”, tha Fleckenstein.

Leave a Reply

%d bloggers like this: