Home / Politika / Ridërgimi për dekretim i Sandër Lleshajt: Zbut tonet Presidenca, “ka nisur procesi i bashkëpunimit…”

Ridërgimi për dekretim i Sandër Lleshajt: Zbut tonet Presidenca, “ka nisur procesi i bashkëpunimit…”

Kryeministri Edi Rama një ditë më parë, bëri të ditur se ka ridërguar për dekretim në Presidencë emrin e Sandër Lleshajt për ministër të Brendshëm.

Sot ka reaguar dhe Presidenca me anë të zëdhënësit të saj Tedi Blushi, në lidhje me propozimin e ri për emërimin e Sandër Lleshajt si ministër të Brendshëm.

“Prej ditës së djeshme, pas mbërritjes së propozimit, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim.

Lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi).

Presidenti Meta është i vendosur të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese me rigorozitet dhe brenda afateve kushtetuese, vetëm në interes të respektimit të Kushtetutës dhe forcimit të sigurisë kombëtare ku Ministria e Brendshme ka një rol kyç”, – citon reagimi i zëdhënësit të Presidencës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: