Rajoni

Marine Le Pen do të vizitojë Sofjen më 16 nëntor

Liderja e së djathtës ekstreme franceze Marine Le Pen do ta vizitojë Sofjen më 16 nëntor, që të takohet me aleatë kombëtarë dhe populistë nga Evropa Lindore lidhur me zgjedhjet e ardhshme gjatë majit të vitit tjetër për Parlament Evropian, bëri të ditur BTA, duke cituar France Presse.
Në Sofje përfaqësuesja e partisë së djathtë do të marrë pjesë në konferencën “Evropa e kombeve dhe e lirisë, model i ri për shtetasit evropianë”. Në kuadrin e forumit ajo do të takohet me liderë të formacioneve të djathta ekstreme nga Çekia, Austria, Belgjika etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button