Home / Bota / Paris, nesër shënohet 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Paris, nesër shënohet 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, nesër në Paris, në ora 11, në datë 11, në muajin e 11 do të jenë në ceremoninë përkujtimore më shumë se 70 kryetarë të shteteve dhe qeverive nga mbarë bota.

Ndër udhëheqësit e shumë pritet dhe prania e presidentit presidentit amerikan Donald Trump i cili ka mbrritur sot në Paris, madje është takuar me homologun frances Macron, ai rus Vladimir Putin, presidenti turk Erdogan. Në ceremoninë e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, do të marrë pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta si dhe presidentë dhe kryetarë të qeverive nga rajoni.

Marrëveshja e paqes u nënshkrua më 11 nëntor të vitit 1918 dhe me këtë rast nesër në Paris do të shënohet zyrtarisht ky përvjetor.

Kanë kaluar 100 vjet nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore, e cila ndryshoi hartën politike të botës, shembi perandori dhe në të cilën u vranë dhe u plagosën miliona njerëz.

Në vitin 1914, Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë. Kjo shënoi filllimin e Luftës së Parë Botërore. Si pretekst i fillimit të luftës ishte vrasja e princit të kurorës së Austro-Hungarisë, Dukës Franz Ferdinand, atentat ky i kryer në Sarajevë.

Lufta e Parë Botërore ishte një konflikt i armatosur global midis dy aleancave (Antantës dhe Fuqive Qendrore), e cila u zhvilluar në disa kontinente, në mes viteve 1914 dhe 1918. Pasojat e luftës ishin, ndër të tjera, më shumë se 40 milionë viktima, përfshirë rreth 20 milionë ushtarë të vrarë dhe civilë dhe shkatërrime në masë të konsiderueshëm të shteteve e konsideruar si lufta e parë me përmasa botërore dhe globale.

Prandaj, fillimisht u quajt Lufta e Madhe ose Lufta që do t’i japë fund të gjitha luftërave. Lufta e Parë Botërore konsiderohet si një nga konfliktet më vdekjeprurëse në historinë moderne njerëzore.

Lufta, e cila përfundoi me nënshkrimin e kapitullimit të Gjermanisë, zgjati 4 vjet, dhe përveç viktimave të luftës, ishin shfaqur edhe sëmundje të ndryshme dhe epidemi.

Rusia dhe Gjermania janë dy vende që numërojnë më së shumti viktima në Luftën e Parë Botërore. Në Luftën e Parë Botërore u vranë 1,8 milionë ushtarë rusë dhe 1,7 milionë ushtarë gjermanë. Në vendin e tretë është Franca me 1,3 milionë ushtarë të vrarë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: