Ekonomia

2015: TAP, 70 milionë USD investime për ndërtimin e rrugëve të projektit

tap3Gazsjellësi TAP në vitin 2015 do të nisë punën në Shqipëri me pregatitjen e mjedisit paraprak me rrugët ndihmëse, një process që nis më parë se në vendet e tjera.
Burime nga ministria e Energjisë dhe Industrisë bëjnë të ditur, se TAP është në fazën e seleksionimit të kompanive, ku pritet të ketë pjesëmarrje të kompanive shqiptare me eksperiencë për ndërtimin e rrugëve.
Rreth 70 milionë USD do të përdorë TAP-I për ndërtimin e rrugëve përgjatë gjurmës së gazsjellësit në tokën shqiptare, ndërsa në total investimi I gazjellësit arrin në 1 miliardë USD.
Ndërsa gjatë vitit 2015 do të nisë ndërtimi I rrugëve, nga viti 2016 kur TAP pritet të nisë dhe shtrimin e tubacioneve të gazit, stacioneve të kompresorëve të uljes së presionit në pikat dalëse. Ndikim pozitiv për zonat ku do kalojë tubacioni I gazit do të jenë jo vetëm rrugët e reja dhe rehabilitimi i atyre egzistuese në zonat ku kalon gjurma e TAP-it, por dhe do të rrisë punësimin duke u kthyer në impuls për ekonominë shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button