Home / Kosova / Soltes: Nuk duhet lejuar që të ketë aparteid me vizat për Kosovën

Soltes: Nuk duhet lejuar që të ketë aparteid me vizat për Kosovën

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, ka thënë se “nuk duhet lejuar që të ketë aparteid me vizat për Kosovën”.

Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk i di arsyet pse disa vende anëtare të Bashkimit Evropian refuzojnë të japin pëlqimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Komentet e eurodeputetit slloven, pasojnë deklaratat e ditëve të fundit të disa zyrtarëve të Bashkimit Evropian se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës mund të marrë më shumë kohë sesa që pritej. Pritjet ishin që liberalizimi i vizave të merrte dritën e gjelbër në dhjetor të këtij viti, por kohët e fundit janë shtuar zërat skeptikë brenda BE-së rreth kësaj mundësie.

Megjithatë, ai shpreson se kjo çështje do të jetë në agjendën e Këshillit të Ministrave në dhjetor të këtij viti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: