Home / Rajoni / Maqedonia / Zhbogar: Maqedonia ka shënuar progres, dëshirojmë të shohim më shumë reforma në gjyqësi

Zhbogar: Maqedonia ka shënuar progres, dëshirojmë të shohim më shumë reforma në gjyqësi

Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë janë progres i madh, por presim hapa të tillë edhe me reformat e tjera, veçanërisht në gjyqësi, deklaroi euroambasadori, Samuel Zhbogar.

Zhbogar mbrëmë në emisionin “360 Gradë” në Alsat vlerësoi se ka zhvendosje të caktuara në gjendjen e shërbimeve të zbulimit, veçanërisht me vendosjen në përdorim të agjencisë për ndjekjen e komunikimeve, si edhe pas paralajmërimeve për reformat në DSK.

Si sfera në të cilat duhet të fokusohen reformat e theksoi gjyqësinë. “Unë do të kthehesha tek gjyqësia, ku me të vërtetë duam të shohim më shumë. Edhe në qershor vendet anëtare kërkuan thellimin e reformave dhe këtu duam të shohim më shumë. Ka gjëra të cilat janë implementuar, ka disa që duhet të përfundojnë, kështu që mund të thuhet se ka akoma hapësirë për përmirësim. Lidhur me administratën publike e shohim se kohën e fundit gjërat janë nën kontroll. Gjithmonë kemi këshilluar që të mos bëhen ndryshime të kuadrit nëse nuk janë të nevojshme, mendohet në punësimet për përfitime politike, por në pozita të vihen persona të kualifikuar”, deklaroi Zhbogar.

Lidhur me propozimet e pushtetit për pajtim dhe të opozitës për amnisti për ngjarjet në Kuvend të 27 prillit të vitit të kaluar, Zhbogar vlerëson se Parlamenti duhet të gjejë mënyrë që të mos rrezikohet qeverisja e së drejtës gjatë sjelljes eventuale të vendimit për një lloj amnistie të një pjese të personave të involvuar në ngjarjet.

Zhbogar tha se qëndron pas Raporteve prej konstatimeve të këshillit të qershorit për punë të përgjithshme të BE-së, ku është theksuar se nga Maqedonia pritet vendosja e përgjegjësisë ligjore për ngjarjet në Parlament të 27 prillit, por se do ta ndjek debatin e Komisionit për pajtim.

“Ne qëndrojmë pas asaj që është shkruar në Raport. Kërkojmë përgjegjësi, veçanërisht prej organizatorëve dhe prej atyre që kanë kryer veprime të dhunshme më 27 prill”, deklaroi euroambasadori, Samuel Zhboga

Leave a Reply

%d bloggers like this: