Bota

Humb zgjedhjet kongresisti që ishte miku më i mirë amerikan i Putinit

Ndoshta në Kremlin u panë disa fytyra të zhgënjyera fundjavën e kaluar, kur demokrati Harley Rouda u shpall fitues i zgjedhjeve në Kaliforni. Kjo fitore e shënoi fundin e karrierës 30 vjeçare të kongresistit Dona Rohrabacher, i cili dikur ia shkruante fjalimet presidentit Ronald Reagan dhe ishte bërë i njohur për miqësinë që kishte me menaxhmentin e të ashtuquajturës “Perandoria e Djallit”.

Shpesh i quajtur “kongresisti i parapëlqyer i Putinit”, Rohrabacher ishte gjithashtu një përkrahës i madh i mikut tjetër të Putinit në Shtëpinë e Bardhë. Asnjëra nga këto miqësi nuk iu vlerësua mirë nga votuesit në rajonin e tij, veçanërisht këtë vit, pasiqë gazeta “New York Times” kishte shkruar: “Z.Rohrabacher, 71 vjeçar, shihej si person i paqëndrueshëm sepse ai e mbronte Rusinë në kohën e akuzave për ndërhyrje në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara. Në korrik të vitit 2015, gjatë një vizite në Rusi, ai pranoi të takohet me Maria Butinan, e cila u akuzua nga prokurorët federalë këtë verë për veprimtari të fshehtë dhe për punë si agjente e huaj. Z.Rohrabacher vlerësohej aq i vlefshëm për Kremlinin, saqë FBI-ja e njoftoi atë në vitin 2012 se Rusia e shihte atë si një burim inteligjence dhe i referohej me emër të koduar. Përkrahja e tij për Vladimir Putinin ngriti dyshime edhe në mesin e bashkëpartiakëve të tij republikanë.”

Mundësi i Rohrabacherit, investuesi i patundshmërive, Harley Rouda, është një ish-republikan që u duk se ishte i duhuri pikërisht për këtë rajon, në të cilin republikanët kanë një epërsi prej dhjetë pikësh zgjedhore ndaj demokratëve, që mund të jetë arsye për përkrahjen e demokratëve kombëtarë për Roudan. I përzgjedhuri kishte fituar në mënyrë rutinore me epërsi të dukshme, përfshirë një fitore me 16 pikë dallim në vitin 2016. Por, mes jopopullaritetit të Trumpit dhe ndryshimit gradual të popullsisë në Kaliforni, shifrat e Rohrabacherit më në fund ishin ngritur.

Ai kishte refuzuar të tërhiqet deri sa të numërohen tërë votat, por fletëvotimet e fundit e shfaqin epërsinë e demokratëve në Kaliforni, me ç’rast po rrezikohet edhe fitorja e dy republikanëve tjerë, që janë ende në epërsi, Mimi Waltersit dhe Young Kimit. Rrjedhimisht, epërsia prej katër pikësh zgjedhore duket e paarritshme. Tash Rohrachacheri mund të kalojë kohë në Rusi aq sa të dëshirojë – sigurisht, si turist, shkruan “Intelligencer”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button