Home / Politika / Këshilli i Europës, vizitë monitoruese për raportin e vitit 2019

Këshilli i Europës, vizitë monitoruese për raportin e vitit 2019

Një grup përfaqësuesish nga NPM Observatory (NPM Obs), po zhvillojnë në Tiranë një vizitë dyditore në kuadër të një misioni monitorues për institucionin e Avokatit të Popullit.

Vizita monitoruese bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Europës dhe shërben si fazë paraprake e vizitës kryesore monitoruese, që do të zhvillohet në fillimin e vitit 2019, për të cilën hartohet edhe një raport përfundimtar.

Ata zhvilluan një takim me marrëdhëniet ndërinstitucionale mes Avokatit të Popullit dhe Kuvendit të Shqipërisë, duke u ndalur në çështje të caktuara me rëndësi për interesin e monitoruesve: si buxhetimi, burimet njerëzore, raportimet dhe publicizimi i tyre, dëgjesat publike dhe llogaridhënia e Avokatit të Popullit.

Me interes për të pranishmit në takim ishte edhe situata në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe mekanizmat përmes të cilave Avokati i Popullit dhe Kuvendi i Shqipërisë monitorojnë ecurinë e respektimit të të drejtave të njeriut në këto institucione.

Të pranishëm në takim ishin Markus Jaeger, drejtuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të Ligjit të Këshillit të Evropës; Patrizio Gonnella, ekspert i CPT-së, drejtues i “Antigone”, një organizatë joqeveritare italiane udhëheqëse e Observatorit Evropian të Burgjeve, Dr. Petur Hauksson, ekspert i CPT-së, psikiatër, ish-shef i Departamentit të Psikiatrisë në Qendrën Rehabilituese Reykjalundur, Islandë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: