Kosova

Presion pesë shteteve të BE-së që ta njohin Kosovën

presion-pes-euml-shteteve-t-euml-be-s-euml-q-euml-ta-njohin-kosov-euml-n_hdPesë vendet anëtare të BE që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës së shpejti mund të ballafaqohen me presione të reja nga Brukseli për të ndryshuar qëndrimin.

Kjo, siç shkruan Novosti, mund të gjykohet nga deklarata e parë e Komisionerit të ardhshëm për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe negociatave për zgjerim, Johannes Han, i cili tha se pret zhvillime të reja rreth qëndrimeve të këtyre vendeve.

Ai, sipas Novosti, njoftoi se personalisht do të merret me kreun e ri të diplomacisë evropiane, Frederico Mogerinin, transmeton Telegrafi.

“Duke u përgatitur për këtë funksion, unë kam menduar që gjatë bisedimeve me pesë qeveritë e këtyre vendeve të shikojmë se ku ndodhemi aktualisht. Cili është fleksibiliteti i tyre dhe cilët janë hapat e mundshëm për të përmirësuar situatën. Ne nuk kemi shumë pengesa serioze për vazhdimin e negociatave dhe punën me Kosovën. Kjo do të jetë pjesë e aktiviteteve të mia në muajt e parë”, zbuloi synimet e tija, Han.

Sipas Novosti, çështja e Kosovës po shikohet me seriozitet edhe më të madh nga anëtarët e BE-së rreth mosmarrëveshjesh, ku shkaku i pikëpamjeve tejet të kundërta, ato po minojnë seriozisht unitetin e kësaj organizate, ndërsa Brukseli në këtë periudhë do të shtoj përpjekjet për të pasur lëvizje pozitive në këtë drejtim.

Është e vështirë, megjithatë, që të mendohet se diçka mund të ndryshojë, duke pasur parasysh pozicionimin e ‘ngurtë’ të Qipros, Sllovakisë, Spanjës, Greqisë dhe Rumanisë, si dhe gjendjen në terren, në kohën kur po rriten apetitet e rajoneve si, për shembull, këto ditë të Katalonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button