Rajoni

Në kërkim ndërkombëtar, Gruevski kërkon azil politik në Hungari

Prej pasdites së djeshme ish-Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski është shpallur në kërkim pasi nuk u paraqit në burg, pavarësisht dënimit me 2 vite burgim.

Sot është zbuluar vendndodhja e ish-Kryeministrit Gruevski. Ai ndodhet në Hungari dhe ka kërkuar azil politik. Vet Gruevski ka njoftuar për vendndodhjen e tij përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë ditëve të fundit kam pasur kërcënime të shumta në jetën time. Tani jam në Budapest dhe kërkova azil politik nga autoritetet hungareze. Do të jem gjithmonë besnik ndaj çështjes së Maqedonisë. Nuk do të heq dorë kurrë”, thotë ish-Kryeministri Gruevski.

Nikolla Gruevski u dënua në çështjen “Tanku” të Prokurorisë Speciale, e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë Euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button