Opinion

Si ndikohemi dhe sot nga lufta e 100 viteve më parë

CNN

Si fillim, e rishkroi historinë në nivelin më të madh. Ranë perandori dhe u krijuan kombe të reja, si Austria, Hungaria, Jugosllavia dhe Polonia. Udhëheqësit e perandorive franceze dhe britanike e përdorën konfliktin për të ndryshuar kufijtë në mënyra të tilla që krijuan konflikte edhe në të ardhmen, të cilat vazhdojnë edhe sot, si për shembull në Lindjen e Mesme.

Por ka më shumë se kaq. Konflikti i parë në masë midis vendeve të industrializuara, Lufta e Parë Botërore, ndryshoi dhe mënyrën se si njerëzit luftonin. Armët që u përfshinë, që nga nëndetëset e deri te mitralozët, gazrat kimike, granatat e tanket, vazhdojnë të jenë edhe sot pjesë e arsenaleve tona. Bombardimet dhe fuqia ajrore u kthyen në strategji të suksesshme vetëm gjatë Luftës së Parë Botërore. Lufta në llogore traumatizoi jo vetëm ushtarët, por edhe peizazhet, duke i dhënë material artit dhe letërsisë për vite me radhë. U rishfaq sërish si metodë në luftën e Koreve dhe në Luftën e Iranit dhe Irakut, në vitet 1980.

Kjo luftë futi edhe objekte të reja në qarkullim. Parazitët e kokës për shembull ishin të zakonshëm në fushëbetejë, ndaj nisën të zhvillohen peceta sanitare, të cilat infermieret nisën t’i përdorin në vend të fashave me celulozë. Kështu, lufta popullarizoi kartëpecetat e sotme, apo letrat higjienike, si dhe qeskat e çajit e zinxhirët e xhupave.

Në fakt, sa herë që admiron një aeroplanmbajtëse, sa herë ha salsiçe pa mish, ulesh nën një llambë për t’u nxirë artificialisht, sa herë vesh një pallto “Burberry” e sa herë që ndryshoni orën çdo gjashtë muaj, të gjitha këto e kanë origjinën nga Lufta e Parë Botërore.

Armët e reja shkaktuan plagë dhe dëme të paimagjinueshme më parë. Shkencëtarët nxitonin që të zhvillonin mbrojtje kundër tyre, ose të bënin versione edhe më vrastare për t’i përdorur kundër armikut. Gazi helmues u përdor për herë të parë në masë nga gjermanët, në Prill të vitit 1915, gjatë luftës së dytë të Ypres-it. Në atë kohë, mbrojtja e vetme ishte vendosja e një lecke para gojës.

Maskat e gazit u zhvilluan shumë shpejt dhe nga fundi i luftës u krijuan edhe për qen e për kuaj. Tmerret e sulmeve me gaz helmues vazhdojnë edhe sot, teksa raportohen sulme me armë kimike në Siri, e madje edhe më herët, në Irakun e Sadam Huseinit.

Më shumë se 9 milionë veta kanë vdekur në konflikt, dhe 12 milionë u plagosën, duke lënduar psikologjikisht një brez të tërë. Ushtarët e kishin të vështirë ta shpjegonin përvojën e re njerëzore të betejës, pasi ktheheshin në shtëpi.

Poeti anglez Siegfried Sassoon shkroi këtë në vitin 1917: “Po kthehem nga ferri, me mendime të tmerrshme. Me sekrete vdekjesh për të treguar, me tmerre nga abisi i errët.” Shumë të tjerë nuk kishin ç’të thoshin më shumë se kaq. Ishin viktima të shkatërrimit nga lufta. Disa ishin aq të tronditur sa e kishin të vështirë të flisnin. Ishin paraardhësit e veteranëve me çrregullime të stresit post-traumatik.

Lufta e Parë Botërore: Trashëgimia

Plagosjet e shumta frymëzuan edhe gjenialitetin e dizenjuesve të protesave, puna e të cilëve do të garantonte kthimin e ushtarëve të gjymtuar në jetën civile, siç përpiqen të rikthehen sot ushtarët e dëmtuar nga bombat e vendosura në rrugë.

Lufta e Parë botërore ishte gjithashtu skena për konflikte të reja, duke thyer kufijtë midis jetës civile dhe ushtarake. Ndërkohë që ushtarët luftonin në front, gratë dhe burrat civile prodhonin armët e tyre, shpërndanin ushqim e propagandë, dhe vazhdonin të menaxhonin punët në shtëpi. Kështu, gratë ranë në sy në shoqëri, duke bërë punë që më përpara ishin vetëm për burra.

Gratë u jepnin makinave, punonin hekur, prodhonin bomba dhe pas një dite të gjate pune, u jepnin ushqim familjeve. Duke qenë se civilët punonin për të furnizuar luftën, të gjithë mund të ishin shënjestër. Avionët gjermanë Fokker sulmonin në front, por anijet me avull “Zeppelin” bombardonin Londrën dhe Parisin. “Lufta totale” bëri që shtëpia të ishte vend i rrezikshëm.

Kjo luftë la disa gjëra të pandryshuara, edhe në vende ku nuk pati beteja. Edhe pse kryesisht u zhvillua në Europë, kjo luftë u tregoi njerëzve se sa i larmishëm ishte planeti. “E gjithë bota po merr pjesë në luftë”, thoshte një njoftim francez në vitin 1917, dhe u tregonte lexuesve hartën e botës, të ndarë në armiq, aleatë e neutralë. Europianët nisën të shkojnë në vende të tjera, ndërkohë që miliona amerikanë, afrikanë e aziatikë nisën të vijnë në Europë.

Më shumë se 2 milionë ushtarë të SHBA-ve luftuan në Europë, ndërkohë që perandoritë britanike dhe franceze sollën nënshtetasit nga kolonitë e tyre. “Ne zhdukemi në shkretëtira, ju laheni e shtriheni në shtrat”, i shkroi një ushtar indian gruas së tij më shtator të vitit 1915. “Kemi ngecur në një rrjetë merimange ndërkohë që ju ikni të lirë. Jeta jonë është vdekje e gjallë.”

Po si shkoi Europa në këtë gjendje katastrofe? Vrasja e arqidukës austriak, Franz Ferdinand, dhe e gruas së tij, Sofisë, më 28 Qershor të vitit 1914, nga serbo-boshnjaku Gavrilo Princip, shkaktoi një krizë ndërkombëtare që çoi drejt një muaji mobilizimesh të ndryshme.

Arqiduka po udhëtonte në Sarajevë me një makinë të hapur, për të parë forcat e armatosura të perandorisë në Bosnje-Herzegovinë, të cilat ishin disa nga territoret e ish-perandorisë osmane, tashmë të aneksuara nga Austro-Hungaria, që në vitin 1908, lëvizje që kishte acaruar nacionalistë serbë si Principi.

Pas vrasjes, Austro-Hungaria i dha Serbisë një ultimatum. Kjo bëri që Rusia të ndërhyjë e të mbrojë shtetin e vet klient. Gjermania, nga ana tjetër, ndihmoi aleatin austriak. Dhe kështu filloi. Detyrimet ushtarake që ishin imponuar nga një sistem aleancash i tërhoqën fuqitë me radhë në konflikt.

Të gjitha palët menduan se lufta do të ishte e shkurtër. Askush nuk e priste që konflikti të kthehej në një mizori lokale dhe masakra në masë (belgët u bënë refugjatët e parë të konfliktit, teksa u shpëtonin përdhunimeve dhe plaçkitjeve nga gjermanët).

Të mësuarit me dhunën dhe pranimi i shpikjeve të reja vdekjeprurëse është një nga trashëgimitë më të këqija të Luftës së Parë Botërore. Armët kimike e vërtetojnë. SAktësia e tyre, e vërtetuar në Luftën e Parë Botërore, kla bërë që të jenë të pranishme në shumë arsenale shtetesh, pavarësisht marrëveshjeve ndërkombëtare që e ndalojnë përdorimin e tyre.

Teksa i afrohemi 100-vjetorit, çdo vend luftues po e kujton luftën në mënyrën e vet. Në Amerikë, jehona e kësaj ka qenë edhe më e ulët, për shkak të hyrjes së vonë të këtij vendi në luftë (Prill 1917).

Në fund të luftës, në vitin 1918, Amerika doli nga 18 muajt e luftimeve me një ligj të ri, që është ende në fuqi, si Ligji i Shërbimit Selektiv, që edhe sot e lejon presidentin të rekrutojë ushtarë; si dhe Ligji i Spiunazhit, i përdorur kundër Çelsi Maning dhe Eudardo Snoudenit.

Një shekull debatesh për se si duhet të ndërhyjë Amerika në krizat botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button