Kosova

Hoxhaj: Zhvillimet pozitive në Gjermani, model për Kosovën

hoxhaj-zhvillimet-pozitive-n-euml-gjermani-model-p-euml-r-kosov-euml-n_hdMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një letre ka uruar homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier në Ditën e Ribashkimit të Gjermanisë.

“Në emër të Qeverisë, qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal ju përcjell ju dhe popullit gjerman urimet e mia më të përzemërta për 3 tetorin, Ditën e Ribashkimit të Gjermanisë”, thuhet në letrën e Hoxhajt.

Sipas Hoxhajt, “zhvillimet pozitive në vendin tuaj që nga bashkimi, janë një model politik që shërben si forcë shtytëse për perspektivën evropiane të Kosovës dhe të vendeve të tjera të Ballkanit”, duke shtuar se angazhimi dhe solidariteti gjerman sot dhe në të kaluarën kanë shërbyer si bartës vendimtar të stabilitetit në rajon.

“Në këtë kuptim, pranoni falënderimet e mia më të sinqerta për mbështetjen e vazhdueshme tuaj personale, posaçërisht për njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe dialogun me Serbinë, ndaj të cilit ne mbesim të përkushtuar për të normalizuar marrëdhëniet tona si dy shtete të pavarura”, përfundon letrën Hoxhaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button