Kosova

Ambasada e SHBA-së: Kosova nuk përfiton nga rritja e taksave për anëtarët e CEFTA-s

E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Colleen Hyland tha se Kosova nuk përfiton nga rritja e detyrimeve për anëtarët e tjerë të CEFTA-s.
“Kosova nuk përfiton nga rritja e detyrimeve ndaj anëtarëve të tjerë të CEFTA-s.
Vetëm krijon pasiguri për bizneset dhe jostabilitet ekonomik. Më mirë është që të bëhet më shumë përpjekje për të siguruar një të ardhme më të frytshme përmes dialogut”, ka thënë ajo.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar ditë më parë për vendosjen e tarifave prej 10 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës.

Ky vendim është kritikuar nga Bashkimi Europian, përfaqësues të së cilit i kanë kërkuar Kosovës të tërheqë këto masa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button