Kronika

LETRA/ Si Mid’hat Frashëri pezulloi çdo aksion kundër nazistëve

Në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 mbrëmjen e djeshme u diskutua, madje me polemika dhe këndvështrime të ndryshme,   dyzimi i shqiptarëve për qëndrimin e Mid’hat Frashërit ndaj gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore.

Moderatorja e emisionit zbuloi një letër të Frashërit më datë 07.10.1943 drejtuar Ballit Kombëtar, ku ai porosiste pezullimin e çdo operacioni luftarak kundër gjermanëve.

Letra E Mid'hat Frasherit

Duke qenë se vendi i ynë sot ka nevojë më të ngutëshme për rregullë dhe disiplinë, gjithë komitetet, komandot dhe çetat e Ballit Kombëtar porositen ….të pezullohet çdo operacion luftarak kundër forcavet gjermane tash për tash. Ma vonë do t’ju dërgohen edhe direktiva të tjera.

Për Komitetin Qëndror: Mid’hat Frashëri,” shkruhet në të.

Për analistin Fatos Lubonja dhe studiuesin Erald Kapri, ky veprim i Mid’hatit u bë për t’i shpëtuar rrezikut komunist.

Por kjo logjike do ta vendoste Shqipërinë në krah të gjermanëve dhe dihet fati atyre vendeve që ishin në bllokun gjerman pas luftës së dytë botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button