Politika

Rrëfimi i Ambasadorit: Dikur prokuror, puna me Borselinon e Falconen

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, apelon për një Ministri të Brendshme funksionale, duke nënkuptuar vendosjen e titullarit në krye të institucionit.

“Roli im, është që t’u them autoriteteve shqiptare që na nevojitet një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale. Ministri e Brendshme plotësisht funksionale do të thotë që Ministria duhet të jetë e aftë të ketë titullarin e vet sa më shpejt në mënyrë që sistemi… Ne presim që Ministri i Brendshëm të emërohet se shpejti dhe kjo është ajo që nënkuptoj me Ministri plotësisht funksionale, sepse Policia e shtetit shqiptar, komuniteti ndërkombëtar, të gjithë duhet të kenë forcën e Ministrisë së Brendshme”, u shpreh ai.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Soreca në një rrëfim të gjatë për detyrën e tij si prokuror kujton kohën kur luftonte mafien në fillim të viteve ‘90.

Nuk kam pasur kënaqësinë të punoja me gjykatës Falcone-n, sepse fatkeqësisht, nuk pata kohë ta bëja këtë gjë, por pata kënaqësinë të njihja dhe të punoja me gjykatës Borselino-n. E kam takuar gjykatës Falcone-n dhe duhet të them se në ato pak javë që pata rastin të punoja me të, mësova sa i rëndësishëm është përkushtimi ndaj shtetit ligjor dhe respekti për njerëzit.  Ai na mësoi të gjithëve ne se ç’do të thotë të jesh tërësisht i angazhuar në punën tënde”, tregoi Soreca.

Soreca gjithashtu kujton kohën kur ka punuar me gjykatës si Borselino dhe sugjeron që për të zbardhur lidhjet e krimit me politikën të ndiqet ‘paraja’.

Ajo që mësova, është se kur një grup njerëzish të talentuar, më lejoni të them se behej fjale per Falconen, Borselinon, por edhe burra dhe gra me të cilët kam punuar, si Boris Giuliano, Nini Cassararo, Roco Canici, Emanuela Lori. Ata kanë treguar se kur ekziston një grup njerëzish të vendosur që duan t’i ndryshojnë gjërat, nëse mbështeten nga shoqëria civile dhe klasa politike, synimi mund të arrihet”, u shpreh ai.

Ambasadori Soreca, deklaroi se falë një dispozite ligjore anëtarët e Cosa Nostra-s u dënuan dhe po vuajnë një dënim të përjetshëm në Itali dhe ky është neni i fashmshëm 41 bis, të cilin e ka hedhur në tryezë edhe qeveria shqiptare.

Soreca tha se ky ligj ka qenë  një element thelbësor për të ndërprerë komunikimin ndërmjet atyre që ishin ende bosë brenda burgjeve dhe atyre që ishin jashtë.

Duke e bërë këtë, njerëz si Toto Riina, apo të tjerë, u izoluan plotësisht dhe nuk kanë mundur më t’u komunikonin urdhra, apo strategji, njerëzve jashtë“,-u shpreh ambasadori.

Më pas ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca,  ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke qenë se ka qenë një nga emrat më të rëndësishëm teknik për arritjen e lëvizjes pa viza në zonën shengen për shqiptarët.

“Çdo muaj, ose kam ardhur vetë, ose kam dërguar ekspertë. Kam qenë këtu çdo muaj. Ana politike është shumë e rëndësishme sepse politikanët tregojnë drejtimin, orientimin,  dhe flasin me politikanë të tjerë. Pastaj janë zyrtarët e nivelit të lartë, si unë, që kanë punuar vërtetë shumë me autoritetet shqiptare për t’i çuar përpara reformat.

Diskutonim me ministritë e ndryshme përgjegjësepër menaxhimin e kufijve, migracionin, luftën kundër krimittë organizuar, korrupsionit.

Pastaj ne vërenim dhe raportonim  kur ishte kryer reforma.  Ky ka qenë një laborator i madh, pasi tregoi se autoritetet shqiptare mund të punojnë së bashku. Uniteti në nivel politik në atë kohë ishte kyci i arritjes së atij rezultati të rëndësishëm”, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button