ArteLibri

Petrit Ymeri: Sfidat e leximit, tema kryesore e Edicionit të 21 të Librit

Kryetari i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri në një intervistë për ABC News thotë se lexueshmëria është tema kryesore e edicionit të 21 të panairit. Ymeri thotë se qëllim kryesor është që specialistët e librit të diskutojnë rreth sfidave të leximit sot. Panairi hap dyert me 14 nëntor deri me 18 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Ymeri sqaron se tirazhet edhe këtë vit vijnë më të reduktuara, ndërsa librat ofrohen me zbritje nga 10 deri 50 përqind më lirë.

Rënia e lexueshmërisë vitet e fundit ka bërë që shoqata e botuesve shqiptarë, këtë vit në edicionin e 21 të panairit, të fokusohet tek lexueshmëria. Petrit Ymeri shpjegon se një grup ekspertësh të librit do të diskutojnë rreth sfidave të leximit, qëllimi kryesor është Shkëmbimi i mendime rreth promovimit të leximit dhe edukimit të lexuesve, fëmijë dhe të rinj.

Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve: “Leximi ka rënë edhe shitja e librit ka rënë edhe numri i botimeve ka rënë, për hir të së vërtetës. Një nga gjërat interesante është që ne do të diskutojmë për leximin, për lexuesit, sepse ai është qëllimi ynë, sidomos lexuesit e rinj. Do të diskutojmë problemet e lexueshmërisë ose të moslexueshmërisë. Do të jetë një nga temat kryesore të Panairit të Librit.”

Ymeri sqaron se tashmë është realitet që rënia e shitjeve të reflektohet edhe në tirazhe të reduktura nga 90 subjektet botuese që janë pjesëmarrës në panair nga hapësira mbarëshqiptare. Kryetari i shoqatës së botuesve thotë se nuk do të mungojnë edhe aktivitetet dhe takimet me shkrimtarë organizuar nga shtëpitë botuese në stenda të ndryshme të panirit.

Gjatë panairit do të ketë shumë aktivitete nga organizatorët, nga shtëpitë botuese, nga organizata të tjera. Vijnë mjaftë autorë edhe nga jashtë. Do të vijë dhe nja autor shumë i mirë nga arbëreshët e Italisë.”

Përgjatë ditëve të panairit, të gjithë ata që duan librin do kenë mundësi të blejnë libra me lirë.

Sigurisht çdo botues ka politikat e tij, ka uljet përkatëse. E rëndësishme është që të kënaqim lexuesin. Ky është qëllimi ynë.”

Zbritjet varjojnë nga 10 deri në 50 për qind. Ndërkohë që të shtunën, siç e do tradita do të ndahen edhe çmimet e panairit të librit, për autorin më të mirë të vitit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button