Home / Kronika / Dënimi i Shullazit, ambasada e SHBA-së: Kush e ka radhën?

Dënimi i Shullazit, ambasada e SHBA-së: Kush e ka radhën?

Një ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin me 14 vjet heqje lirie për Emiljano Shullazin dhe 55 vite në total për gjithë bandën e tij. Pas kësaj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar, duke thënë se është inkurajuar nga puna e prokurorëve të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg.

Reagimi i Ambasadës Amerikane

Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?

Leave a Reply

%d bloggers like this: