Home / Bota / Qindra mijëra pelegrinë mblidhen në Malin Arafat

Qindra mijëra pelegrinë mblidhen në Malin Arafat

pelegrineQindra mijëra besimtarë u mblodhën sot për një ditë faljesh në Malin Arafat, në ditën e dytë të pelegrinazhit në Mekë, një prej grupimeve më të mëdha vjetore myslimane në botë.

“Jam si një i sapolindur, pas asnjë mëkat”, theksoi me lot në sy Taofik Odunewu, një nigerian, pak pas mbërritjes në Malin Arafat.

Ky pelegrin, vendi i të cilit është përfshirë nga një valë dhune atribuar grupit islamik ekstremist, Boko Haram”, theksoi se do të lutej për prosperitet (…), për vendin tim.

I veshur me një mantel të bardhë, simbol i pastërtisë dhe barazisë mes pelegrinëve, Taofik Odunewu është i lumtur që ka pasur rastin të kryejë haxhin, një prej pesë riteve të islamit që çdo besimtar duhet të përmbushë të paktën një herë në jetë, nëse ka mundësi.

Besimtarët filluan që në orët e para të mëngjesit të dynden drejt Malit Arafat, i quajtur gjithashtu ”Jebal Al-Rahma”.

“O zot, jam këtu për t’iu përgjigjur thirrjes tuaj”, përshpërisnin në kor pelegrinët përgjigju, të cilët në autobusë, në tren apo në këmbë, kishin udhëtuar ngadalë rreth gjashtë kilometra që ndanin Malin Arafat nga lugina Mina, ku peligrinazhi filloi dje me një ditë faljesh.

Autoritetet saudite, që kanë mobilizuar 85 000 forca sigurie, konfirmuan se haxhi zhvillohet pa incidente mes 1,3 milionë pelegrinëve të ardhur nga vende të tjera dhe qindra mijëra besimtarë brenda mbretërisë.

Në mesditë, besimtarët do të marrin pjesë në një falje kolektive në xhaminë Namera, të ndërtuar në vendin ku profeti Muhamet, sipas traditës ka mbajtur predikimin e tij të fundit para 14 shekujsh.

Leave a Reply

%d bloggers like this: