Kosova

Taksa për produktet serbe, reagon edhe Ambasada e SHBA-së në Beograd

​Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Sccot, ka thënë se taksa e vendosur nga Republika e Kosovës për produktet serbe dhe ato nga Bosnja, është një shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ambasadori amerikan thotë se nuk duhet të tërhiqet vëmendja nga dialogu ndërmjet dy shteteve për normalizimin e raporteve.

“Pozicioni i SHBA është i qartë: detyrimet e importit janë shkelje e marrëveshjes CEFTA dhe rrezikojnë stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të rajonit. Nuk ka nevojë të tërheq vëmendjen nga dialogu! “, ka shkruar Scott në profilin e tij në Twiter.

Një reagim i tillë dje ka ardhur edhe nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Colleen Hyland. Ajo ka thënë se nga kjo taksë prej 10 për qind nuk përfiton Kosova, dhe vetëm krijohet një jostabilitet në rajon. Ajo ka thënë se duhet bërë përpjekje që përmes dialogut të shkohet drejt një të ardhme prosperuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button