Home / Politika / Sllovenia mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit europian

Sllovenia mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit europian

Sllovenia mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit europian dhe në kuadrin e organizatave ndërkombëtare

Ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi u prit në takim nga Dobran Božič, sekretar shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Gjatë takimit u nda i njëjti vlerësim se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi dypalësh janë në nivel shumë të mirë dhe u shpreh gatishmëria për intensifikimin e tyre në të ardhmen.

Božič konfirmoi mbështetjen e Sllovenisë për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian dhe për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Po ashtu, bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, përfshi edhe mbështetje reciproke për kandidatura respektive në këto organizata.

Në të ardhmen e afërt, në veçanti do të ketë projekte konkrete të fushës të diplomacisë ekonomike dhe të konkretizimit të bashkëpunimit më të mirë ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: