Home / Politika / Çelja e Konsullatës së Nderit të Ganës në Shqipëri, shtytje bashkëpunimit mes dy vendeve

Çelja e Konsullatës së Nderit të Ganës në Shqipëri, shtytje bashkëpunimit mes dy vendeve

Ambasadorja e re e Ganës, Salma Frances Macell-Egala, i paraqiti sot Letrat Kredenciale, Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Pasi i uroi mirëseardhjen dhe suksese në përmbushjen e misionit diplomatik, Presidenti Meta shprehu besimin se akreditimi i Ambasadores Mancell-Egala në Tiranë do t’i japë një shtytje të re bashkëpunimit midis dy vendeve.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e gjata e miqësore, si dhe nënvizoi se ka ardhur koha që së bashku të eksplorojmë më mirë mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme e me interes të ndërsjellë për të dy vendet.

Duke vlerësuar interesin e Republikës së Ganës për të hapur një Konsullatë Nderi në Shqipëri, Presidenti Meta nënvizoi se, çelja e saj do t’i japë një shtytje të re bashkëpunimit midis dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: