Home / Bota / LONDËR – Stërlina në pikiatë pas dorëheqjes së ministrave

LONDËR – Stërlina në pikiatë pas dorëheqjes së ministrave

Stërlina ra në pikiatë ndaj euros dhe dollarit, pas shpalljes së dorëheqjeve të ministrave për shkak të mosdakordësisë ndaj marrëveshjes mes BE dhe BM për Brexit.

Monedha britanike ka shënuar 1,357 pikë kundrejt asaj evropiane (më pak se 1,08%) dhe 1,3 pikë ndaj dollarit amerikan, pas një fillimi pozitiv të ditës, të karakterizuar gjithashtu nga shenja plus e indeksit FTSE në bursën e Londrës.

Ministri britanik i ngarkuar për Brexit, Dominic Raab paraqiti sot dorëheqjen për shkak të kundërshtimit të tij të projektmarrëveshjes për Brexit të arritur nën drejtimin e kryeministres Theresa May me Bashkimin Europian.

Edhe sekretari britanik i Shtetit për Irlandën e Veriut, konservatori Shailesh Vara njoftoi sot dorëheqjen për shkak të qëndrimit kundër projektmarrëveshjes për Brexit të arritur nga qeveria britanike me Bashkimin Europian.

Leave a Reply

%d bloggers like this: