Home / Rajoni / Maqedonia / Ministria Drejtësisë: Nisin procedurat për ekstradimin e Gruevskit

Ministria Drejtësisë: Nisin procedurat për ekstradimin e Gruevskit

Duke pasur parasysh afatet procedurale, Deskoska shpreson se autoritetet hungareze procedurës së ekstradimit do t’i përgjigjen në kohë. Ekspertët nga ana tjetër vlerësojnë se tejzgjatja e kërkesës për ekstradim i mundëson dy favore Gruevskit, e para ta realizojë të drejtën e tij për azil politik dhe e dyta të arratiset edhe nga Hungaria më qëllim që të mos ekstradohet. Bashkim Selmani hedh dyshimet se Hungaria mund ta zvarris procedurën.

“Është paraparë afati deri në 60 ditë deri sa të bëhet këmbimi i aktgjykimit, gjurmët e gishtërinjve dhe të tjera. është një procedurë administrative. Këto fakte duhet sigurohen nga shteti amë dhe kjo merr mjaft kohë. Afati është minimal deri në 60 ditë por kjo mund të prolongohet edhe më shumë” – u shpreh Bashkim Selmani, Ekspert juridik

Nga kabineti i kryeministrit hungarez Viktor Orban njoftuan se akomodimi i Gruevskit në Hungari është bërë për arsye sigurie dhe se si bazë për azil do të merren vetëm arsyet juridike të tij, duke hedhur poshtë kështu mundësinë për ekstradim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: