Home / Politika / Një delegacion i Komisionit të Venecias, vizitë dyditore në Tiranë

Një delegacion i Komisionit të Venecias, vizitë dyditore në Tiranë

Pas drekës, në orën 14:45 parashikohet një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, që do të pasohet pasdite me takimet me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e gjithashtu me kreun e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ditën e martë, delegacioni i Komisionit të Venecias do ta nisë me një takim me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, më pas me kreun e ILDKPKI-së, Shkëlqim Ganaj, për t’i mbyllur takimet me kreun e misionit “Euralius”, Agnes Bernhard.

Delegacioni i Komisionit të Venecias do të largohet nga Tirana të martën përmes Rinasit

Leave a Reply

%d bloggers like this: