Home / Kronika / Parandalohet konflikti, arrestohen 4 persona në Shkodër

Parandalohet konflikti, arrestohen 4 persona në Shkodër

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi Enton Dushaj është konfliktuar me shtetasin Eduard Bajramaj në një lokal, në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës. Në largim e sipër, Enton Dushaj ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri të tipit pistoletë. Ndërsa policia, me marrjen e njoftimit ka reaguar në kohë, duke kapur dhe arrestuar dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shtetas të tjerë, shokë të tyre.

Enton Dushaj, 33 vjeç, akuzohet për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve e municioneve”, “kanosje” dhe “prishje të qetësisë publike”, ndërkohë që 26-vjeçari Kristian Shkambi dhe 38-vjeçari Eduard Bajramaj akuzohen për “moskallëzim krimi”. Ardit Bajramaj, 27 vjeç, veç moskallëzimit të krimit akuzohet edhe për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve e municioneve”.

Policia po punon tashmë për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga shtetasi Dushaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: