Kronika

ARRSH: Të gjitha akset nacionale të kalueshme

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset nacionale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve dhe nën monitorimin e mbikëqyrësve të kontratave.

ARRSH jep të dhëna për të gjithë akset e vendit të prekur nga bora një natë më parë; Segmenti rrugor Qafë Thanë-Pogradec dhe Pogradec-Qafë Plloçë si edhe Qafë Plloçë-Korçë është i hapur për kalimin e mjeteve.

Edhe segmentin rrugor Fushë Arrës – Qafë Mali – Kukës ka pasur reshje bore gjatë natës dhe kjo zonë është kaluar me borëpastruese duke hedhur dhe kripë. Segmenti rrugor Pukë-Fushë Arrës-Kukës ka reshje sporadike bore (të dobëta) Mjetet e pastrimit të dëborës janë në punë dhe një pjesë në gatishmëri.

Gjithashtu edhe në Jug-Lindje të vendi akset janë të kalueshme; Segmenti rrugor Korçë–Dardhë dhe Korçë–Voskopojë ka pasur reshje bore gjatë gjithë natës. Kontraktori ka bërë pastrimin në këtë aks deri në orët e vona të natës, për pastrimin e plotë dhe shpërndarjen me kripë.

Masa janë marre në zonë e Pukës, ku konstatohet se në Qafën e Qarrit dhe në Kapshticë ka pasur reshje bore që janë pastruar.  Në akset e tjera rrugore nuk ka probleme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore i bëjnë thirrje përdoruesve të mjeteve rrugore që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor,  dhe të kenë shumë kujdes në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button