Home / Kronika / 4 persona bllokohen në aksin Korçë-Dardhë. Makina përfundon në kanal

4 persona bllokohen në aksin Korçë-Dardhë. Makina përfundon në kanal

Katër persona kanë rrezikuar seriozisht në orët e vona të së dielës, teksa udhëtonin me makinë në aksin rrugor nga Korça në drejtim të Dardhës, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe akullit.
Tre të rinj nga Korça dhe një fëmijë mbetën të bllokuar në Dardhë, km 11, si pasojë e shkarjes së makinës së tyre në kanal.

Kontraktori i aksit Korçë-Dardhë dhe përgjegjësi rajonal Korçë Genti Pere, pas raportimit të këtij rasti bën të mundur hapjen e rrugës dhe kthimin e qytetarëve në shtëpi.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore i bëjnë thirrje përdoruesve të mjeteve rrugore që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistikat.

Leave a Reply

%d bloggers like this: